E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, Kryemistri Berisha priti Misionin e Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it, të përbërë nga Kryetari i Departamentit për Zgjedhjet, Zoti Gerald Mitchell dhe këshilltari për zgj

Sot paradite, Kryemistri Berisha priti Misionin e Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it, të përbërë nga Kryetari i Departamentit për Zgjedhjet, Zoti Gerald Mitchell dhe këshilltari për zgjedhjet, Zoti Gilles Saphy.

Në fillim të bisedës, Kryeministri i bëri misionit një ekspoze të punës së qeverisë lidhur me procesin e zgjedhjeve të ardhshme vendore, duke shprehur vullnetin e qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryeministri siguroi për përkushtimin e tij absolut dhe të qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo, është vlerësuar nga Kryeministri, si jetike për kombin dhe se duhet realizuar pa mëdyshje.

Kryeministri vlerësoi sugjerimet për reformën zgjedhore të bëra nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë si të paanshme dhe të dobishme.

Në takim u diskutua edhe për listat e zgjedhësve dhe komisionet zgjedhore. Kryeministri garantoi misionin vëzhgues për mbështetjen që qeveria do t'i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lehtësimin e infrastrukturës zgjedhore. Në këtë drejtim, u përmend edhe marrëveshja e nënshkruar pak kohë më parë ndërmjet qeverisë dhe KQZ-së.

Nga ana e tij, misioni i OSBE/ODIHR-it shprehu gadishmërinë për monitorimin e procesit zgjedhor, duke u interesuar veçanërisht për ecurinë e punës për përmirësimin e Kodit Zgjedhor dhe listat e zgjedhësve, plotësimin e komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore me anëtarë të partive politike.

Së fundmi, Kryeministri Berisha falenderoi misionin OSBE/ODIHR-it për gadishmërinë e shprehur për monitorimin e procesit zgjedhor dhe në përgjigje të interesimit të misionit lidhur me datën e zgjedhjeve, Kryeministri u shpreh se duhet të respektohen afatet kushtetuese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›