E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësues të një kompanie zvicerane

Përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Lignobau GmbH” kanë prezantuar sot në mesditë tek Kryeministri Berisha një studim për kaskadën e lumit Osum. Sipas këtij studimi, i cili është realizuar në bashkëpunim me një biznes shqiptar, planifikohet ndërtimi mbi këtë lum i 14 HEC-ve të vogla me fuqi të përbashkët 110 megavat.

Kryeministri Berisha, pasi u prezantoi përfaqësuesve të “Lignobau GmbH” kuadrin ekonomik dhe ligjor të reformave të ndërmarra nga qeveria, i ka falënderuar ata për projektin në fushën e energjisë, e cila është fusha me rëndësi jetësore në vend.

Në fund të takimit, Kryeministri ka theksuar se ky projekt- studim do të vlerësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dhe nga grupet vlerësuese përkatëse. Sipas ligjit shqiptar të koncesionit, projekti do të hyjë në procedurën e tenderimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›