E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon presidentin e Aour Group

Kryeministri Berisha ka pritur sot, në zyrën e tij pranë këshillit të Ministrave, kryetarin i bordit dhe presidentin e kompanisë Aour Group.

Dr. Andre Aour i ka prezantuar kryeministrit Berisha një projekt për investime në sektorin e telekomunikacioneve në WiMAX. Ai gjithashtu ka shprehur interes për ecurinë e sektorin e agro-industrisë në Shqipëri, për të parë më pas mundësitë e ndonjë investimi në këtë sektor.

Kryeministri Berisha i ka shprehur presidentit të Aour Group, gadishmërinë për të mbështetur këto investime, duke theksuar më pas se së shpejti qeveria do të miratojë hapjen e mëtejeshme në tregun e telekomunikacionit dhe krijimin e mundësive të reja për investime në këtë lloj teknologjie. Njëkohësisht, kryeministri i inkurajoi investitorët për të shqyrtuar mundësitë në sektorin e agro- industisë, si një sektor me potenciale të konsiderueshme dhe ku Shqipëria ka një avantazh të rëndësishëm,  krahasues në treg.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›