Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të At Zef Pllumit
Pas lajmit se At Zef Pllumi ndërroi jetë, Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e thellë për këtë humbje.
“Humbja e At Zef Pllumit është një dhimbje dhe zi për çdo shqiptar. Ne, të gjithë së bashku, i lutemi Zotit që shpirti i tij të gjejë paqen e amshuar,” shprehet Kryeministri Berisha.