Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar Ilia Xhokaxhiu
Sot në mesditë, Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe në ambientet e Galerisë së Arteve, në nderim të piktorit të mirënjohur Ilia Xhokaxhiu, i cili u nda nga jeta një ditë me parë. Kryeministri u shpreh se ndarja nga jeta e Ilia Xhokaxhiut është një humbje e madhe dhe e pa kompesueshme jo vetëm për familjen, botën e artit dhe kulturës, por për të gjithë shqiptarët.
Ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh: "Ilia Xhokaxhiu ishte një nga artistët më të shkëlqyer, më të talentuar të kësaj fushe, i cili ndahet papritmas dhe në mënyrë shumë të parakohshme nga jeta, në kulmin e krijimtarisë së tij, duke lënë një trashëgimi artistike të shkëqyer. Unë, me këtë rast, dua t'i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta dhe të ndaj me ta dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe të pa kompesueshme, sikundër dua të ngushëlloj të gjithë botën e artit shqiptar për këtë humbje të madhe".