Kryeministri Berisha shtron një darkë mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në konferencën e TI
Kryeministri Berisha shtroi dje një darkë mirëseardhjeje, për pjesëmarrësit në konferencën e Transparency International (TI), që zhvilloi punimet në Tiranë. Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, falënderoi TI për organizimin e konferencës së tyre në Tiranë dhe përfaqësuesit e 40 vendeve për praninë e tyre në të. Në mesazhin tij të mirëseardhjes, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Një mirëseardhje shumë e ngrohtë dhe shumë falënderime për secilin prej jush, që u bashkuat me mua në këtë darkë. Jam gjithashtu, shumë mirënjohës për prezencën tuaj në Tiranë. Prania e përfaqësueseve të 40 vendeve e bëjnë këtë konferencë një eveniment shumë të rëndësishëm dhe shpresëdhënës, sepse tema, që është subjekt për debat në këtë konferencë, është nga më thelbësoret, për vendet dhe kombet e lira. Sigurisht, ka kërcënime të ndryshme, por korrupsioni, veçanërisht për kombet, të cilët vite më parë lanë pas një të kaluar të vështirë, është një kërcënim shumë i madh. Por, gjithashtu, është një konferencë për shpresën, sepse të flasim me njëri-tjetrin, të shkëmbejmë pikëpamjet, të prezantojmë përpjekjet tona, na rrit shpresën. Ne jemi njerëz që i ndryshojmë gjërat, jemi njerëz që e dominojmë korrupsionin, që mund ta dominojmë, mund ta luftojnë. Vullneti ynë është shumë i rëndësishme dhe aftësitë tona janë në zhvillim. Unë mendoj se duke punuar në këtë fushë, ne do t’i bëjmë shërbimin më të mira shoqërive tona, vendeve tona.
Sërish, shumë faleminderit zoti Miklos që e zgjodhët Tiranën, si kryeqytetin e Transparency International për rajonin, gjatë këtyre ditëve, faleminderit dhe gjithë stafit tuaj, për mbështetjen që i japin vendit tonë në këtë luftë të vështirë”.
13/05/2010