Kryeministri Berisha sulmon hapur Presidentin Topi
“Nuk na pyeti për 5 emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë”. “Mocioni për shkarkimin e Topallit është mocion ndaj qeverisë”
Kryeministri Berisha ka sulmuar hapur presidentin Topi lidhur me dekretet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së kryeministri Berisha e ka cilësuar të paprecedentë vendimin e Topit, i cili vetëm pak ditë më parë ka dekretuar pa u konsultuar me maxhorancën emrat e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Kreu i qeverisë ka lënë qartazi të kuptohet se marrëdhëniet mes tij dhe Presidentit të Republikës Bamir Topi janë plasaritur. Ai ka dalë hapur në mbrojtje të Jozefina Topallit, duke u shprehur se në miratimin e dekreteve nuk ka asnjë vonesë dhe se kryetarja e Kuvendit nuk ka shkelur asnjë ligj, madje ka respektuar rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. Pikërisht për këtë çështje Berisha është shprehur në mbledhjen e Grupit të PD-së se kjo parti do të mbështesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Presidenti i Republikës duhet të konsultohet me Parlamentin për dekretet e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Duke komentuar veprimin e presidentit Topi, Berisha është shprehur nuk ka ndodhur që një president të mos konsultohet me Kuvendin kur merr vendime të rëndësishme. “Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që një president të mos konsultohet me Parlamentin për dekretimin e anëtarëve të një institucioni të rëndësishëm siç është Gjykata e Lartë”, - mësohet të jetë shprehur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së. Më tej ai ka mandatuar kryetarin e Grupit Parlamentar Astrit Patozi dhe nënkryetarin Ilir Bano që të negociojnë me Presidentin e Republikës për emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Duke iu referuar kërkesës së PS-së për mocion ndaj Topallit, Berisha është shprehur se mocioni i Partisë Socialiste ndaj kryetares së Kuvendit, Topalli, është një mocion ndaj qeverisë dhe Partisë Demokratike. Një deklaratë e tillë e kryeministrit Berisha tregon qartë përpjekjen e tij për një mbështetje sa më të madhe të Grupit Parlamentar të PD-së, por edhe të aleatëve të tij ndaj kryetares së Kuvendit, Topalli. Konsiderimi i mocionit të PS-së ndaj Topallit, si një mocion ndaj qeverisë dhe PD-së, tregon qartë se Berisha kërkon të sigurohet se nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash nga Grupi Parlamentar i PD-së si dhe nga aleatët. Një qëndrim i tillë i Berishës është një përpjekje për të siguruar një mbështetje për të rrëzuar mocionin dhe për të mos u përballur me ndonjë votim surprizë, që mund ta largonte Topallin nga froni i kryeparlamentares.
E. B
3 Qershor 2008