Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues të minoriteteve në Kosovë
Sot pasdite, kryeministri Sali Berisha u takua me përfaqësues të minoriteteve në Kosovë, të minoritetit turk, boshnjak, rom dhe egjiptian.
Në takim u diskutua gjërësisht për situatën aktualë në Kosovë, negociatat për finalizimin e statusit të Kosovës, me shqetësimet, problemet dhe liritë e të drejtat e minoriteteve.
Kryeministri Berisha i siguroi se qeveria shqiptare është e vendosur të punojë ngushtë me qeverinë dhe të gjithë përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe të japë kontributin e saj që liritë e të drejtat e minoriteteve në Kosovë të garantohen dhe të zgjerohen më tej.