Kryeministri Sali Berisha takohet me drejtues të forcave politike të Kosovës
Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri Sali Berisha zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe ish kryeministrin Bajram Kosumi.
Në këto takimeve u diskutua mbi statusin përfundimtar të Kosovës, bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Kosovës.