E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me të rinj e të reja të lindur në 22 mars ‘92

Në nderim të ditës së parë të demokracisë në Shqipëri, Kryeministri Berisha priti sot 24 të rinj e të reja nga qytete të ndryshme të vendit, të cilat kanë të lindur në 22 mars të vitit 1992.

Duke i uruar 19 vjetorin e lindjes, Kryeministri Berisha tha se 22 marsi është një ditë gëzimi e papërshkruar dhe mbi të gjitha një ditë nderimi për të rinjtë, për rolin e tyre të padiskutueshëm në përmbysjen e diktaturës dhe regjimit komunist në Shqipëri. “Sot vendosa të festoj me ju dhe t’ju uroj gëzuar këtë ditë. Secili prej jush lindi në një ditë fatlume dhe ju jeni fatlumë. Jeni të tillë, sepse lindët në ditën e lirisë së madhe, të lirisë së vërtetë dhe u rritet të lirë. Sigurisht, keni pasur vështirësi, por jeni fatlumë sepse nuk keni humbur asnjë ditë në diktaturë. Kjo është një ditë e shumë e veçantë dhe në radhë të parë është një ditë nderimi për të rinjtë. Po t’i rikthehemi asaj dite, ajo ka qenë një ditë gëzimi e papërshkruar, por para saj prindërit tuaj, vëllezërit dhe motrat tuaja më të mëdhenj, kanë jetuar një realitet tërësisht tjetër nga ky që jetojmë sot. Ndoshta ky nuk është ai realitet që do ta donim të gjithë, por është një mijë herë më ndryshe dhe është një Shqipëri krejt tjerët kjo nga dita që keni lindur ju. Familjet tuaja në atë ditë kanë ndjerë gëzimin e dyfishtë, për lindjen tuaj dhe për zgjedhjet. Juve ju uroj datëlindjet, jetë të lumtur, shëndet, suksese e mbarësi dhe familjeve tuaja u uroj shumë gëzime!”, u shpreh Kryeministri.

Më pas, Kryeministri Berisha dhe të rinjtë bënë një foto të përbashkët, në shenjë kujtimi për këtë ditë të gëzuar për të gjithë.


22/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›