Kryeministri Berisha takon filantropin dhe këngëtarin e njohur të grupit muzikor U2, Paul David Hewson

Kryeministri Berisha zhvilloi sot, në ambientet e ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, një takim të shkurtër me filantropin dhe këngëtarin e njohur të grupit muzikor U2, Paul David Hewson, i njohur si Bono.
Z. Hewson, i cili drejton shoqërinë humanitare DATA, njihet si aktivist i mbrojtjes së mjedisit dhe luftës kundër varfërisë.
Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha diskutoi me këngëtarin e njohur mundësinë e realizimit të projekteve për reduktimin e varfërisë dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.
Bono, së bashku me Bill Gates dhe Majkëll Dell, njoftuan gjatë kësaj jave planet për nisjen e një fushate intensive për eleminimin e AIDS-it në Afrikë.