Kryeministri Berisha takon në Davos Presidentin e Afganistanit zotin Hamit Karzai

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në Davos një takim me Presidentin e Afganistanit zotin Hamit Karzai.
Presidenti i Afganistanit e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe ndihmesën, që Shqipëria i ka dhënë ruajtjes së stabilitetit dhe paqes në Afganistan, nëpërmjet pjesëmarrjes së trupave shqiptare në misionet paqeruajtëse në këtë vend. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha dhe Presidenti afgan diskutuan për thellimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet trajnimit të forcave ushtarake afgane, nga forcat ushtarake shqiptare, të cilat ndodhen aty.
Gjatë takimit, Kryeministri Berisha i prezantoi Presidentit afgan disa prej reformave më të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në ekonomi, arsim, shëndetësi, etj, si dhe rezultatet pozitive që ato kanë dhënë në jetën e vendit.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri Berisha u ndal në shpjegimin e disa prej nismave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për tërheqjen e sa më shumë investitorëve të huaj, siç është “Shqipëria, një euro". Në këtë kontekst kryeministri u shpreh se lufta e pandërprerë kundër korrupsionit, informalitetit, krimit të organizuar, si dhe stabiliteti ekonomik dhe siguria në vend, e kanë bërë Shqipërinë një vend tepër tërheqës për investimet e huaja.
Ndër të tjera, Kryeministri Berisha e njohu zotin Karzai me ritmet e shpejta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, i cili nga viti në vit, po shënon rritje të nivelit të të ardhurave.
Nga ana e tij, Presidenti i Afganistanit Hamit Karzai, vlerësoi ritmet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe shprehu interes për shkëmbimin e eksperiencës me vendin tonë në fusha të ndryshme. Gjithashtu, zoti Karzai shprehu gatishmërinë dhe interesin e tij, për vendosjen dhe thellimin e bashkëpunimit në sektore me interes të përbashkët për të dy vendet.
Në këtë kuadër, zoti Karzai u shpreh se Afganistani ashtu si dhe Shqipëria është një vend i interesuar në shtimin e prodhimit të energjisë elektrike, për të cilën Afganistani ka nevojë imediate.
Duke i shprehur Kryeministrit Berisha admirimin për bregdetin shqiptar, si burimi me i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, presidenti afgan tha se, ashtu si Shqipëria, edhe Afganistani ka pasuri të shumta natyrore të cilat duhen shfrytëzuar. Në këtë drejtim, presidenti afgan i kërkoi kryeministrit Berisha krijimin e hapësirave të bashkëpunimit në të ardhmen.
Për sa i përket bashkëpunimit në sektorin e arsimit, Presidenti i Afganistanit i kërkoi kryeministrit Berisha mundësinë që studentët afganë të vijnë dhe të studiojnë në Shqipëri, gjë të cilën kryeministri Berisha e mirëpriti, duke u shprehur se do të ofrohen edhe bursa