Kryeministri Berisha takon Drejtorin Ekzekutiv të Forumit të Davosit, z. Borge Brende

Kryeministri Berisha në vijim të takimeve në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit u takua me Drejtorin Ekzekutiv të këtij forumi, z. Borge Brende.
Kryeministri Berisha e njohu zotin Brende me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
"Ecuria dhe suksesi i reformave ekonomike në vendin tuaj na nxiti t`ju ftojmë për të marrë pjesë në këtë forum", u shpreh zoti Brende.
Kryeministri Berisha është i vetmi personalitet nga Ballkani i ftuar për të marrë pjesë në Forumin e Davosit.
Sfidat e zhvillimit të Shqipërisë dhe rajonit, parë edhe nga perspektiva globale, të tilla si zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, shfrytëzimi me efiçencë i burimeve energjetike, arsimi, mbrojtja e mjedisitdhe shumë çështje të tjera u trajtuan gjerësisht gjatë bisedës që Kryeministri Berisha zhvilloi me Drejtorin Ekzekutiv të Forumit Botëror Ekonomik.
Z. Brende pasi e përgëzoi Kryeministrin Berisha për arritjet dhe progresin e Shqipërisë, e ftoi kryeministrin Berisha të marrë pjesë edhe në sesionin e ardhshëm të forumit ekonomik botëror.