E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Jashtëm David Miliband: Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Shqipërinë në NATO

Kryeministri Berisha pati sot një takim të shkurtër me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Miliband. Gjatë kësaj bisede, Sekretari Miliband u shpreh se Britania e Madhe vlerëson dhe mbështet fuqimisht reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu, zoti Miliband vlerësoi bashkëpunimin mjaft të mirë institucional mes partive politike në Shqipëri, ndërsa shprehu edhe një herë mbështetjen e vendit të tij për një Shqipëri anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kryeministri Berisha dhe Sekretari Miliband biseduan edhe për Kosovën dhe statusin e saj. Sekretari i Jashtëm britanik shprehu edhe një herë qëndrimin e Britanisë së Madhe për një zgjidhje sa më shpejtë të statusit të Kosovës.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Miliband mirënjohjen e qeverisë dhe shqiptarëve për vendosmërinë e qeverisë britanike për të zgjidhur sa më parë statusin e Kosovës, pasi kjo i hap edhe perspektiva të reja Serbisë dhe krejt rajonit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›