E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon artisten e mirënjohur angleze Emma Thompson

Kryeministri Berisha pati sot, në Davos, një takim me skenaristen, regjisoren dhe producenten e mirënjohur angleze, Emma Thompson.

Në këtë takim, zonja Thompson i shprehu Kryeministrit Berisha admirimin e saj për vendin tone me pasuri të mëdha natyrore, kulturore dhe ekonomike, sipas saj, ende të pazbuluara apo të pashfrytëzuara. Në mënyrë të veçantë, ajo u ndal në pasurinë shpirtërore të shqiptarëve, si dhe në bukuritë e bregdetit tonë.

Kryeministri Berisha i shprehu zonjës Thompson mbështetjen që qeveria shqiptare do të japë për projektet e saj dhe kompanisë që ajo drejton, në promovimin e bukurive dhe artit shqiptar.

Gjithashtu, zonja Thompson kërkoi nga Kryeministri Berisha ndihmën e qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj si përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, për të cilën Kryeministri Berisha garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›