E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Rreshen-Kalimash, për të gjithë ata që i thonë zhvillimit zhvillim, e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar, i shton nder, krenari, begati çdo shqiptari kudo që ndodhet

- Kryeministri Berisha ndjek nga afër ecurinë e punimeve në tunelin e rrugës Rrëshen – Kalimash

Kryeministri Berisha ndoqi sot nga afër ecurinë e punimeve në një nga segmentet e rëndësishme të rrugës Rreshen- Kalimash, Thirrë – Kalimash, segment i cili përmban një tunel rreth 6 kilometër të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës.

Kryeministri Berisha, i shoqëruar edhe nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi, përshkroi në këmbë pjesën e hapur të tunelit,  i cili nga njëra anë ka arritur një gjatësi 1.3 km. Në këtë tunel po punohet në të dy anët paralelisht.    

Kryeministri Berisha vlerësoi se kjo vepër madhështore, për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. “Çdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se këtu po bëhet një punë e papërsëritshme në historinë e një vendi”, tha Kryeministri. 

Duke shprehur vlerësim maksimal për punën e kompanisë ndërtuese, Kryeministri Berisha u shpreh:

m ketu për të vizituar këtë vepër, e cila për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. Çdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se këtu po bëhet një punë e papërsëritshme në historinë e një vendi. 

“Dua të shpreh nderimin më të thellë për kompaminë Bektel Enka, për të gjithë ekipin e punëtorëve, të inxhinierëve, për këtë punë gjigante që po kryhet. Rruga,  për të gjithë ata që i thonë zhvillimit zhvillim, e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar, i shton nder, krenari, begati çdo shqiptari kudo që ndodhet. Rruga është aorta e kombit.

Në këtë trajektore, në çdo metër e kilometër të saj, të shtohet më shumë bindja se  ne shqiptarët nuk kemi patur asgjë më të domosdoshme se kjo rrugë. Nuk po flas këtu për efektet lokale, sepse ato janë të jashtëzakonshme për të gjithë popullatën dhe janë në funksion të saj.

Por unë do të ftoja të gjithë njerëzit të vijnë të shikojnë rrugën në ndërtim e sipër, sepse pasi ajo të përfundojë, ata do të kenë vetëm shijen dhe guston e asfaltit e betonit dhe nuk do të kenë mmundësinë të imagjinojnë vëllimin gjigant të punimeve të kryera në këtë luginë, deri në Tiranë.

Por, i ftoj edhe ata të cilët madhështia e rrugës i ka verbuar totalisht dhe ngrihen çdo ditë e vjellin vrer kundër saj, le të vijnë këtu, se ndoshta kjo punë e paimagjinueshme do t’u shkrijë të gjitha shtresat e errëta të  përgjigjeve të tyre. Do t’u japë dhe do t’i çojë edhe ata drejt vlerave bazë të cdo njeriu, të cdo qytetari.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta. Unë do të vij përsëri dhe do të ndjek punimet e rrugës me interesin më maksimal. Dua t’u shpreh përgëzimet më të mëdha për këtë punë që i bën nder çdo shqiptari”.

Pyetje : A do të përfundojnë punimet brenda afatit të përcaktuar?

Kryeministri Berisha: Unë kam marrë garanci të plotë nga komopanitë se do t’i përfundojnë punimet brenda afatit . Dy ditë më parë, ata kanë shtruar 22 metra tunel, ndërkohë që mesataren e kanë 16 metra. Nga 14 ditë punojnë 13 ditë. Shpresoj që gjatë verës ata do të punojnë edhe me 3 turne në zonat ku nuk ka rrezik për punëtorët. Është shumë  rëndësishme që të punohet me tre turne dhe të plotësohet ky standard, pasi qeveria shqiptare po e vendos këtë standard  për të gjitha kompanitë.

Pyetje: A do t’i përgjigjeni kërkesës së Prokurores së Përgjithshme lidhur me këtë rrugë?

Kryeministri Berisha: Këtu jemi para madhështisë së rrugës, kësaj vepre e cila, edhe për ata të cilët i ka verbuar madhështia e saj, jam i bindur se është një shans për ta, për gjetur vlerat bazë që ekzistojnë në çdo qenie njerëzore. Sot unë jam këtu vetëm për rrugën, për legjendën e saj.

Rruga Rrëshen - Kalimash është pjesë e një autostrade prej 170 kilometra që lidh  bregun e Adriatikut me kufirin me Kosovën. Ky segment do të jetë një segment i rëndësishme i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri, sepse realizon një lidhje jetike me Kosovën dhe vendet e rajonit.

Nga pikëpamja teknike, autostrada është e ndarë në 3 segmente, Rreshen  -  Rreps me gjatësi 19.8 km, Rreps – Thirrë me gjatësi 26.5 km dhe Thirrë - Kalimash me gjatësi 14.8 km. Kjo autostradë, me gjatësi të përgjithshme prej 64 km, me katër korsi, ndërtohet nga kompania Bektel Enka.

Segmenti i tretë Thirrë – Kalimash, ka një tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel do të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht, në tunel po punohet në të dy anët, nga ana e Thirrës, tuneli është realizuar në gjatësinë 1.3 km. Ndërsa nga ana tjetër e tunelit puna ka ecur paralelisht në një gjatësi po 1.3 km.  Të parashikuara në projekt janë ndërtimi i 27 urave, me një gjatësi totale 24 metër, sipërfaqja do të ndërtohet me 6 traversa 40 metërshe, me peshë 165 ton secila.   

Aktualisht, rruga Rrëshen - Kalimash ka të punësuar 2800 punëtorë e inxhinierë, të cilët në varësi nga vendi i punës, marrin një pagë nga 300 deri në 1000 euro e më shumë.  Këta punëtorë e kanë fjetjen dhe ushqimin të siguruar falas. Deri tani nuk është rreegjistruar asnjë aksident me pasojë vdekjen gjatë punimeve. Në të gjithë trajektoren e saj, pjesa më e vështirë janë tunelet. Në punimet e kësaj vepre punohet 24 orë pa pushim duke bërë vetëm dy ditë pushim në muaj.

Parku i kësaj vepre ka të angazhuara 1000 makineri të një teknologjie nga më të mirat dhe më të avancuarat. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›