Kryeministri Berisha takon Drejtorin e Bordit Drejtues të Hochtief, Dr.Ing. Herbert Lütkestratkötter

Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite, në vijim të qëndrimit të tij në Zvicër, një takim me Dr.Ing. Herbert Lütkestratkötter, Drejtor i Bordit Drejtues të shoqërisë së njohur gjermane, Hochtief, shoqëri e cila ka kryer punimet për ndërtimin e aeroportit Ndërkomëtar "Nënë Tereza" të Tiranës.
Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Lütkestratkötter për ndërtimin me shpejtësi dhe cilësi të lartë të aeroportit "Nënë Tereza" si dhe shprehu bindjen e tij se bashkëpunimi me Shoqërinë Hochtief do të zgjerohet edhe më shumë.
Gjatë bisedës Kryeministri Berisha dhe Lütkestratkötte u ndalën në potencialet turistike të Shqipërisë dhe mundësinë e shfrytëzimit të tyre.
Kryeministri Berisha i ftoi investitorët gjermanë të investojnë në vendin tonë në turizëm, në infrastrukturë etj.
Më tej Kryeministri Berisha dhe Ing. Lütkestratkötte biseduan edhe për mundësinë e ndërtimit të aeroporteve të tjera në territorin e vendit, aeroporte këto me rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit dhe përshkimit në një kohë më të shkurtër për turistët të distancave me bregdetin.
Ing. Lütkestratkötte u shpreh mjaft i kënaqur me investimin e bërë në Aeroportin e Rinasit, investim që po njeh mjaft rritje.
"Viti 2007 njohu një rritje prej 22% në pasagjerë me një numër prej 1.1 milionë pasagjerë. Ndaj ne jemi duke parë mundësinë e zgjerimit të kapaciteteve dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve, në mënyrë që ky numër të rritet më shumë në vitet në vijim.", tha Lütkestratkötte.