E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadorin e Lituanisë, zotin Arturas Zurauskas, me rastin e fillimit të misionit në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot ambasadorin e ri të Lituanisë, Z. Arturas Zurauskas, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryeministri Berisha, duke uruar ambasadorit Zurauskas për detyrën e re si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Lituanisë në Shqipëri, shprehu falënderimet për përkrahjen që Lituania ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE.

Në takim, ambasadori Zurauskas, në emër të qeverisë së Lituanisë shprehu mbështetjen për realizimin sa më shpejt të aspiratës së Shqipërisë për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian. Litauania, tha ambasadori, pavarësisht se është një anëtare e re në NATO dhe BE, është e gatshme të ndajë me Shqipërinë eksperiencën e saj dhe dëshiron që dyeret e këtyre organizmave të jenë të hapura për anëtarë të rinj, si Shqipëria.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›