E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Komandantin e KFOR-it Gjeneral-Lejtnant Xavier Bout De Marnhac

Kryeministri Berisha priti sot në takim një përfaqësi të KFOR-it i udhëhequr nga Komandanti i KFOR-it Gjeneral-Lejtnant Xavier Bout De Marnhac.

Gjatë takimit Kryeministri Berisha dhe Gjenerali De Marnhac u ndalën në situatën në Kosovë dhe në zhvillimet në rajonin e Ballkanit.

Gjenerali De Marnhac vlerësoi shume rolin konstruktiv dhe moderues, që Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë në rajon, në vecanti. Përsa i perket cështjes së statusit të Kosovës, ai u shpreh se "kontributi i Kryeministrit Berisha, i qeverisë dhe diplomacisë shqiptare në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në rajon ka qenë shumë i çmuar."

Nga ana e tij, Kryeministri theksoi se zgjatja e mëtejshme e zgjidhjes së statusit te Kosovës nuk i shërben stabilitetit dhe paqes së rajonit tonë dhe se propozimi i Presidentit Ahtisaari mbetet zgjidhja më e mire që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshem në rajon. Kryeministri Berisha ritheksoi se Shqipëria do të vazhdojë të inkurajojë lidershipin e Kosoves të vazhdojë të koordinoje dhe bashkëpunojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimin Europian në këtë periudhë të rëndësishme për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Gjenerali i KFOR-it u shpreh se çdo mesazh që Kryeministri Berisha mund të japë në drejtim të forcimit te stabilitetit dhe sigurise në Kosovë dhe rajon është mjaft i vlefshem. Ai theksoi me tej se KFOR nga ana e tij ka marrë të gjitha masat për te ruajtur qetesine dhe sigurine ne Kosove.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›