Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Jaak Aavikasoo vizitë zyrtare në Tiranë

Ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu priti në një takim të veçantë ministrin e Mbrojtjes së Estonisë Jaak Aaviksoo.
Pas ceremonisë së pritjes me truproje nderi dhe orkestër frymore, të dy ministrat e Mbrojtjes patën një takim kokë më kokë. Axhenda ka vazhduar me tej me një takim bilateral, ku ishin të pranishëm edhe zv.ministria e Mbrotjes Zana Xhuka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së gjeneral-lejtnant Luan Hoxha, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të të dy vendeve tona.
Ministri Mediu, pasi vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Estonisë dhe dy vendeve të tjera të Balltikut, ka bërë një përmbledhje të punës së bërë nga Forcat tona të Armatosura në drejtim të përmbushjes së standardeve me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit, që do të zhvillohet në prill të vitit 2008. Ai është ndalur edhe në kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të jap ushtria shqiptare në mbështetje të paqes dhe lirisë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, në bashkëpunimin rajonal në kuadër të A3, si dhe në inicitivat e tjera rajonale etj.
Më pas të pranishmëve në takim i është paraqitur një brifing mbi reformat në FA Shqiptare dhe rrugën drejt NATO-s.
Në fund të këtij takimi, Ministri Mediu dhe homologu i tij estonez Aaviksoo dhanë një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij Ministri Mediu theksoi se aktualisht Ministria e Mbrojtjes është në një aktivitet dhe në një axhendë shumë të dendur. Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e qënësishme për faktin sepse afrimi në Samitin e Bukureshtit na detyron të ecim më shpejt, për realizimin e detyrimeve dhe reformave dhe në kontaktet me vendet anëtare të NATO-s, në mënyrë të veçantë në interesin që ata kanë për të parë përpara se të bëjnë vlerësimin se kush janë kushtet që ne kemi plotësuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit. “ dhe vendet e Balltikut, theksoi më tej Ministri Mediu, kanë qenë pjesë e aleancës tonë për anëtarësimin në NATO. Formati ynë i A3 ka qenë gjithmonë i bashkuar me formatin e B3 në diskutime konkrete të reformave, duke përfituar nga eksperienca më e mirë e anëtarësimit në grup që ka qenë eksperienca e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, e cila ka qenë një eksperiencë shumë e frytshme që kemi përfituar”. Për të gjitha këto, Ministri Mediu ka falenderuar Ministrin Aaviksoo dhe ministrat e mbrojtjes të dy vendeve të tjera Balltike për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në Aleancë.
Më tej Ministri Mediu ka folur për çështjet e bashkëpunimit bilateral duke filluar që nga fusha e edukimit, dërgimin e ushtarakëve tanë për kualifikime në Kolegjin e Mbrojtjes së Estonisë, për shkëmbimin e përvojës në këtë fushë, si dhe për të sjellë pedagogë estonezë që do të japin eksperiencën e tyre në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes; për sistemin i informacionit shumë specifik që duhet të ketë Ministria e Mbrojtjes, për shkak të natyrës që ajo ka etj.
është kontribuese e misioneve të paqes, ka vijiuar më tej ai, dhe në mënyrë të veçantë të paqes në Ballkan. “Unë jam i bindur që Ministri Aaviksoo është këtu edhe për të shprehur vullnetin e qeverisë estoneze për mbështetjen për anëtarësimin tonë në NATO dhe për ecurinë e reformave me Bashkimin Evropian. Unë kam bindjen se zëri i Estonisë dhe i vendeve Balltike do të jetë një zë dominant në Samitin e Bukureshtit, ashtu siç ishte dominant në Samitin e Rigës, për të hapur rrugët për marrjen e ftesës për vendet e A3 në Samitin e Bukureshtit”, theksoi ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Ministri Estonez i Mbrotjes, duke folur për rëndësinë e vizitës së tij në Tiranë, theksoi se, jam i kënaqur nga fakti se kemi pikëpamje të përbashkëta përsa i përket çështjeve të sigurisë e mbrojtjes, anëtarësimit në NATO dhe në strukturat euroatlantike. Eksperienca dhe mbështetja e Estonisë dhe e vendeve Balltike do të jetë një ndihmesë e madhe për tre vendet e A3. “Gjatë diskutimit, nënvizoi ai, ne u ndalën në tri pika kryesore. Pika e parë ka të bëjë me sistemin e teknologjisë së informacionit. Lidhur me këtë pikë ne vëmë në dispozicion ekspertët tanë për të dhënë ndihmesën e duhur në Shqipëri. Pika e dytë ka të bëjë me fushën e arsimimit dhe jam gjithashtu i lumtur që studentët shqiptarë të kenë mundësi të vijnë në Estoni, me qëllim thellimin e bashkëpunimit arsimor mes dy vendeve tona. Ndërsa pika e tretë lidhet me mendimet që në ndajmë përsa i përket sigurisë dhe paqes në rajon”.
Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë shumë premtuese, ka theksuar në vijim të fjalës së tij ministri estonez, dhe shpresoj se ndihma e Estonisë si në Kosovë është edhe në Bosnje ka qenë mjaft frytdhënëse ç’ka shpresojmë që do të jetë edhe në të ardhmen. “Ne mbështetsim paketën Ahtisari për Kosovën dhe vendet e rajonit”, është shprehur ai.
Duke përfunduar, ministri i Mbrotjes i Estonisë Jaak Aaviksoo theksoi se “shpreh bindjen time dhe mbështetjen e shtetit estonez për t’iu patur juve në gjirin e strukturave euroatlantike dhe iu urojmë sukses në këtë rrugë”.