Kryeministri Berisha takon Ministrin e Financave të Japonisë, zotin Fukushiro Nukaga
- Përpjekjet e qeverisë shqiptare për të ndryshuar klimën ndaj biznesit, krijojnë kushte të përshtatshme për investimet japoneze
Duke i uruar kryeministrit mirëseardhjen, Ministri Nukaga shprehu kënaqësinë dhe vlerësoi takimin mes dy Kryeministrave Berisha dhe Fukuda, si një takim të frytshëm për të dy vendet. Zoti Nukaga u shpreh se ishte informuar nga biznesmenët japonezë për prezantimin shumë të mirë që Kryeministri Berisha bëri para tyre. Duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, Ministri Nukaga u shpreh se kredia e butë që do të japë Banka japoneze për sistemin e kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të zeza është shembull i bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.
Gjithashtu zoti Nukaga vlerësoi se takimet e shumta të kryeministrit Berisha me liderë të biznesit, dëshmojnë për arritjet e Shqipërisë dhe qeverisë së saj për të ndryshuar klimën ndaj biznesit dhe krijimin kushteve për tërheqjen e investimeve. Më tej, Kryeministri u shpreh se Shqipëria po funksionon më së miri projektet për taksat elektronike, prokurimet elektronike, taksën e sheshtë 10 përqind, nisma "Shqipëria 1 euro", me një rritje ekonomike 6 për qind, etj..
Ministri i Financave theksoi se pasqyrimi i gjerë që gazetat japoneze i kanë bërë kjësaj vizite është një mjet i mirë për ta bërë Shqipërinë të njohur në bizneset japoneze.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për takimin shumë të frytshëm më Kryeministrin Fukuda dhe vlerësoi ndihmën që qeveria japoneze i jep Shqipërisë, në përpjekjet e saj për të ndërtuar shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut.
Kryeministri Berisha bëri më pas një paraqitje të reformave kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në sektorë të rëndësishëm të vendit dhe rezultatet pozitive të përftuara prej tyre. Kryeministri siguroi për angazhimin e mëtejshëm të qeverisë në përkrahje të investitorëve të huaj, nëpërmjet të ofrimit të kushteve lehtësuese dhe një mjedisi mbështetës.
Në përfundim, Kryeministri Berisha e ftoi Ministrin japonez të Financave të vizitojë Shqipërinë.
Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një takim me Ministrin e Financave të Japonisë, zotin Fukushiro Nukaga.