E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha zhvillon homazhe në nder të Leka Zogu I

04-12-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, zhvilloi dje në mesditë homazhe në nder të Leka Zogut. Ceremoniali shtetëror për këtë rast u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Pas vendosjes së kurorës me lule, Kryeministri Berisha u përul në shenjë nderimi para trupit të pajetë të Leka Zogut I, si dhe i shprehu ngushëllime Princit Leka, familjarëve e të afërmve të Tij, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Kryeministri Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Leka Zogut I një humbje të madhe për mbarë kombin shqiptar. Pas homazheve, Kryeministri Berisha iu bashkua kortezhit që përcolli arkivolin drejt varrezave të Sharrës, në kryeqytet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›