E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush ishte trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Leka Zogu i Parë

04-12-2011 / Gazeta 55

Leka Zogu i parë, djali i vetëm i mbretit Zog dhe mbretëreshën Geraldinë, lindi në 5 prill të vitit 1939, dy ditë para pushtimit të vendit nga Italia fashiste. Pas shkollimit në një nga Universitetet më me emër në Britaninë e Madhe, mes tyre dhe ai i Sorbonit në Francë, trashëgimtari martohet në vitin 1975 me mbretëreshën Geraldinë.
Pretendenti i Fronit bëri një përpjekje të parë për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë në fillim të viteve ’90. Pas një jete të gjatë në mërgim, i larguar nga vendi që kur kishte vetëm dy ditë jetë, në prill të 1939, ai shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor të 1993, me një vizitë të papritur kur u ul në aeroportin e Rinasit me një avion privat.
Leka Zogu I u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri në qershor të vitit 2002. Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka.
Pas hapjes së vendit, në vitin 1997 u dekretua nga Presidenti i Republikës referendumi popullor, për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë mundësinë e përzgjedhjes së tyre. Mohimi i të drejtës së Mbretit për kthim në Shqipëri ishte një nga veprimet më arbitrare të Enver Hoxhës dhe klikës së tij. Mbreti Zog u largua nga Shqipëria ashtu siç u larguan mbretërit e tjerë, nga mbretëritë e pushtuara nga forcat nazifashiste. Por Mbreti Zog qëndroi në të gjithë kohën, në anën e koalicionit antifashist. Në 7 prill 1939, forcat dhe mbështetësit e tij, të udhëhequra nga Abaz Kupi, luftuan me trimëri në portin e Durrësit. Më pas, forcat mbretërore, sërish të udhëhequra nga Abaz Kupi, vazhduan luftën për çlirimin e vendit deri në vitin e fundit të saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›