E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi në Dubrovnik një takim me Zotin Rene van der Linden, President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kryeministri Berisha e informoi Zotin van der Linden për ecurinë e reformave të ndërmarra në Shqipëri, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformimit të institucioneve dhe zvogëlimit të shtetit e shpenzimeve administrative, si dhe reformat në fushën e ekonomisë.

Duke përshëndetur Kryeministrin për arritjet e deritanishme, Zoti van der Linden theksoi rëndësinë e madhe që ka vazhdimi i përpjekjeve dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Në këtë drejtim, theksoi zoti van der Linden, politikanët duhet të japin shembullin të parët. Për këtë arsye, u shpreh ai, është i nevojshëm kufizimi i imunitetit të deputetëvë në lidhje me akuzat për korrupsion, sikurse edhe kufizimi i shpenzimeve administrative të deputetëve, qeveritarëve dhe administratës publike.

Kryeministri Berisha dhe Zoti van der Linden biseduan gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit politik midis Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe institucioneve shqiptare.

Presidenti van der Linden e ftoi Kryeministrin Berisha për të folur para Asamblesë Parlamentare të KE-së në një nga sesionet e vjeshtës, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›