E Diel, 1 Nëntor 2026

Palestinë, ish-agjenti dënohet me vdekje, i shiti shtëpinë një hebreu

Një ish-oficer i shërbimeve sekrete palestineze u dënua me vdekje, pasi u zbulua se ia kishte shitur shtëpinë e tij hebrenjve. Muhamad Abu Shahala, i cili ka punuar për Autoritetin Palestinez, ka rrëfyer nën kushte torture se ia ka shitur shtëpinë e tij në Hebron, Uest Bank, një burri hebraik. Izraelitët tani po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e Abu Shahala. Sipas ligjit palestinez, dënimi me vdekje mund të zbatohet nëse aprovohet nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas. Në një letër të hapur për Ban Ki Mun, Hilari Klinton, Beniamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë, anëtarët e komunitetit hebraik e kanë krahasuar këtë çështje me gjyqet e epokës naziste në Gjermani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›