E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi dhe Holande luftojnë për votat e Le Pen

Fransua Holande

Dy kandidatët e raundit të balotazhit për Presidencën franceze po luftojnë për të marrë mbështetjen e Marine le Pen, ekstremistes së djathtë në Francë, e cila mori rreth 18 për qind të votave në zgjedhjet e raundit të parë. Ndërsa Sarkozi e bëri të hapur thirrjen që të hënën, për të marrë votuesit e Le Pen, të cilët edhe pse ekstremistë, mbeten të krahut të djathtë si ai, Holande e shfrytëzoi dje rastin për këtë. Më takon mua të bind votuesit  e frontit nacional, tha Holande për gazetën Liberacion. Unë duhet të flas me ta mbi zemërimin e tyre social, theksoi ai. Holande shtoi se shumë fitore të FN janë shënuar në zona rurale, ku votuesit kanë shprehur dëshirën për të ndëshkuar kandidatin në detyrë. Asnjë prej rivalëve për Presidencën franceze nuk mund të injorojë fitoren e ndjeshme të Le Pen. Sondazhet kanë treguar se rreth 60 për qind e mbështetësve të saj të djathtë preferojnë Sarkozinë, por shumë prej tyre janë të tërhequr nga politikat mbrojtëse tregtare të Le Pen, të cilat ngjajnë me ato të Holandesë, duke nxitur përkrahjen e këtij të fundit. Ndërkohë Marine Le Pen, e cila ka thënë se do ta shpallë vendimin e saj mbi kandidatët më 1 maj, mund të abstenojë në zgjedhjen mes  Nikolas Sarkozi dhe socialistit Fransua Holande kur ata të përballen më 6 maj, sipas një ndihmësi të Le Pen. Mendoj se ka mundësi që Marine do ti këshillojë votuesit të hedhin vota të bardha, tha Gilbert Collard, kryetari i komitetit mbështetës të partisë së Le Pen. Votat e saj, 17.9 për qind e votuesve, pritet të jenë vendimtare për mbështetjen e Presidentit të ardhshëm francez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›