Seance degjimore e Kongresit amerikan lidhur me politiken e SHBA-se ndaj Birmanise

Ligjvenesit amerikane zhvilluan dje nje seance degjimore lidhur me politiken e Shteteve te Bashkuara ndaj Birmanise.
Seanca e Nenkomisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per eshtje te Jashtme u organizua nderkohe qe organizata te rendesishme te te drejtave te njeriut perfshire organziaten Human Rights Watch dhe 7 grupe te tjera me baze ketu ne Shtetet e Bashkuara e vune ne pikepyetje vendimin e Uashingtonit per te lehtesuar disa sanksione kunder Birmanise.
Keto grupe pohojne se cdo lehtesim i metejshem duhet te zbatohet vetem atehere kur Birmania te beje reforma te tjera politike perfshire lirimin e te burgosurve te tjere politike dhenien fund te konflikteve me grupet kryengritese etnike dhe ndryshimin e kushtetutes se vendit te hartuar nga ushtria.
Shtetet e Bashkuara lehtesuan nje ndalim te investimeve hoqen disa kufizime udhetimi dhe sanksione te tjera ne fillim te muajit prill pasi Birmania zhvilloi zgjedhje shume-partiake ne te cilat partia e udheheqeses pro-demokracise Aung San Su i fitoi 43 nga 44 vendet per te cilat u votua.