E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundi i mbikëqyrjes së Kosovës, në javën e dytë të shtatorit

Komisioni për amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka nisur punën për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, deri më 10 shtator. Kjo do të thotë se ndërkombëtarët që do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, do të kenë vetëm rol këshillues dhe jo ekzekutiv. Kryetari i këtij komisioni, Arsim Bajrami, tha se po kryhen negociatat mes qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it për rikonfigurimin pas përmbylljes së pavarësisë së Kosovës.  Dje u miratua plani i veprimit, me të cilin parashihen një varg ndryshimesh kushtetuese, ku parashihen gjithsej 22 amendamente me të cilat bëhet kalimi i përgjegjësive nga institucionet ndërkombëtare tek institucionet vendore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›