E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtimi i vëllimit të shërbimeve bankare sjell uljen e kostos së këtij shërbimi për konsumatorët

Kryeministri Berisha: Qeveria do të respektojë plotësisht vendimet e pavarura të bankës

Ndër të tjera, në aktivitetin e lancimit të regjistrit të kredive, Kryeministri theksoi se një sërë vendimesh të rëndësishme janë ndërmarrë për tu imponuar sipërmarrjeve, detyrimin për të funksionuar mbi bazën e transaksioneve bankare. Për këtë qëllim, u shpreh kryeministri, disa banka po hapin degë të reja falë këtyre vendimeve.

Por, kryeministri vuri në dukje se megjithatë nuk ka një ulje të çmimit për shërbimet bankare “Ne morëm një vendim në favor të tregut bankar. Ndërmorëm një vendim në interes të transparencës së veprimeve financiare, jashtë çdo lloj koncepti për të gjobitur sipërmarrjet. Ndaj dhe unë po ju bëj thirrje bankave të Shqipërisë për të cilat kam respektin më të madh, të reagojnë dhe ato, në mënyrë proporcionale me shtimin e vëllimit të shërbimeve, me uljen e çmimit të shërbimeve, në mënyrë që kostoja e sipërmarrjes private të jetë sa më e pranueshme.”, tha kryeministri.

Duke nënvizuar se pavarësia e Bankës është një element thelbësor në funksionimin e saj, kryeministri  garantoi se  qeveria do të mbështesë gjithnjë vendimet e pavarura të bankës, sigurisht nëse procesi i para vendimmarrjes i nënshtrohet një diskutimi transparent me grupet e interesit.

"Ky, është hap me një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse tani kredidhënësit kanë mundësi të vlerësojnë në mënyrë objektive njëri-tjetrin, kanë mundësi të parashikojnë, kanë mundësi të kenë një veprimtari shumë më të studiuar dhe shumë më të sigurtë, por edhe diskutimet para vendimeve të rëndësishme janë të domosdoshme.” - tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›