Kryeministri Berisha takon ambasadorin e ri të Danimarkës, zotin Mads Sandau Jensen me rastin e fillimit të detyrës në vendin tonë
Kryeministri Berisha prit ditën e djeshme, në një takim ambasadorin e ri të Danimarkës në Shqipëri, zotin Mads Sandau Jensen, me rastin e fillimit të detyrës së tij në vendin tonë.
Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen dhe suksese në misionin diplomatik, në vendin tonë, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmesën shumë të çmuar që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë përgjatë 20 viteve, në të gjitha përpjekjet e saj për integrimin euroatlantik dhe atë evropian, si dhe për konsolidimin e vazhdueshëm të demokracisë.
Nga ana e tij, Ambasadori danez, duke e falenderuar Kryeministrin Berisha për pritjen, vlerësoi arritjet e rëndësishme që Shqipëria ka shënuar gjatë viteve të fundit, në fusha me rëndësi jetike për vendin, në veçanti në fushën ekonomike, arsimit, turizmit, për sa i përket reformave të rëndësishme politike, si dhe arritjet historike në fushën e integrimit. Ai rikonfirmoi vullnetin e vendit, të cilin përfaqëson, për të vijuar edhe në të ardhmen të mbështesë Shqipërinë, në veçanti, për sa i përket integrimit të plotë në BE.
Më tej, Kryeministri Berisha e njohu zotin Mads Sandau Jensen me suksesin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe me prioritetet e saj për zhvillimin e fushave të ndryshme.
Në takim, u rikonfirmua vullneti i të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar e thelluar edhe më tej bashkëpunimin, në fusha me interes të përbashkët, si dhe për të nxitur investimet në intersin më të mirë të dy vendeve.
11/10/2012