Kryeministri Berisha takon ambasadorin hungarez Sándor Szabó me rastin e largimit
Kryeministri Berisha takoi sot ambasadorin hungarez në Shqipëri, zotin Sándor Szabó, me rastin e largimit nga vendi ynë.
Duke e vlerësuar zotin Szabó si mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Kryeministri Berisha e falenderoi atë për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë kryerjes së detyrës në vendin tonë.
Nga ana e tij, ambasadori hungarez e falenderoi Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin, duke vlerësuar se gjatë viteve të fundit marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve janë intensifikuar në fusha të ndryshme.
Ambasadori hungarez Szabó përshëndeti zgjedhjen e Presidentit të Republikës si një zhvillim shumë pozitiv në jetën politike të vendit.