E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e konsorciumit TGK Skavica i dorëzojnë Kryeministrit Berisha projektin e HEC-it të Skavicës

Kryeministri Berisha priti sot në mesditë drejtuesit e konsorciumit TGK Skavica, të përbërë nga kompanitë Kinglor, Geotecna dhe Tassera, zotërinjtë Matteo Caldirola dhe Ezio Baldovin, të cilët i dorëzuan Kryeministrit projektin e ri të hidrocentralit mbi lumin Skavicë. Projekti parashikon zgjidhje origjinale dhe bashkëkohore, duke përdorur tunele me gjatësi 6 kilometra dhe digë dheu. Ky variant maksimizon prodhimin e energjisë dhe shfrytëzimin e ujërave, duke dhënë një fuqi maksimale prej 500 megavat. Sipas projektit, hidrocentrali fillon të vihet në efiçencë në vitin e 3-të të tij me kapacitet 30 për qind dhe në fund të vitit të 7-të garanton kapacitetin 100 për qind. Investimi, me vlerë 600 milion euro, garanton zgjidhje ekonomike edhe nga pikëpamja e shfrytëzimit të terrenit dhe ambientit.

Kryeministri Berisha siguroi investitorët se ky projekt së bashku me projektet e tjera madhore në fushën energjetike, të dorëzuara nga kompani të huaja dhe vendase, do të shqyrtohen në kohë të shpejtë dhe konform ligjeve dhe procedurave të HEC-ve. Kryeministri shprehu mbështetjen e gjithanshme të qeverisë dhe strukturave të saj në fillimin e procedurave paraprake deri në fillimin e punimeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›