E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha diskuton për dixhitalizimin e RTSH-së me kompaninë e njohur Sony System

Kryeministri Berisha u takua sot paradite me përfaqësues të Kompanisë Sony System, ndër të cilët Norio Emoi, Drejtori i Përgjithshëm për Europën Perëndimore dhe Lindore, për Lindjen dhe Afrikën, Paul Wollis, Drejtor Marketingu për Europën.

Në këtë takim përfaqësuesit e kompanisë Sony System i shprehën Kryeministrit Berisha gatishmërinë për të bashkëpunuar për realizmin e projektit të dixhitalizimit dhe rinovimit teknik të Radiotelevizionit Publik Shqiptar.

Kryeministri Berisha mirëpriti gatishmërinë e kompanisë së njohur Sony Sistem për të ndihmuar në modernizimin e teknologjisë së Televizionit Publik Shqiptar dhe shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për realizmin e këtij projekti. Duke vlerësuar këtë bashkëpunim Kryeministri u shpreh se Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në rajon për të investuar. Kryeministri Berisha theksoi se nga 1 janari 2008 Shqipëria do të bëhet vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e kompanisë Sony System shprehën interesin për investime të tjera në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›