E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Oketa takon kryetarin e Komitetit Ushtarak të BE-së, Gjeneral Henri Bentegeat

Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa priti sot në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të BE-së, Gjeneral Henri Bentegeat.  

Pasi i uroi mirëseardhjen , Zv/kryeministri Oketa u shpreh se integrimi i Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian janë dy prioritetet kryesore, për të cilat qeveria mbetet e angazhuar maksimalisht të përmbushë të gjitha reformat që mundësojnë këtë integrim.

Zoti Oketa e njohu Gjeneralin më konkretisht me reformat dhe arritjet e qeverisë  shqiptare si reforma në drejtësi, reforma elektorale, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, etj. Zëvendëskryeministri njohu Gjeneral Henri Bentegeat dhe me reformën në ushtri, duke përmendur rritjen e buxhetit në rreth 2 % të GDP-së.   

Gjatë takimit, Zëvendskryeministri Oketa u shpreh se ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi edhe me opozitën për të përbushur reformat që mundësojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO.

Nga ana e tij, Gjeneral Henri Bentegeat u shpreh i impresionuar nga reformat si dhe arritjet e qeverisë, ndërsa theksoi se standardet për integrimin në NATO janë dhe standarde për integrimin në BE.

Gjenerali vlerësoi pjesëmarrjen dhe kontribulin e forcave ushtarake shqiptare dhënë përkrah trupave të NATO-s në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Bosnje Hercegoninë, si dhe në misionet në luftën kundër terrorizmit në Irak. Kjo pjesëmarrje, vlerësoi Gjeneral Bentegeat luan një rol real në rrugën drejt integrimit.

Dy personalitetet diskutuan dhe për zhvillimet në rajon, duke u ndalur vepanërisht në çështjen e Kosovës. Gjeneral Bentegeat vlerësoi maksimalisht rolin që ka luajtur Shqipëria për paqen dhe stabilitetin në rajon.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›