Kryeministri Berisha takon përfaqësues të IEC- Europetrol, të cilët kanë prezantuar metodën e re të shfrytëzimit më të mirë të naftës
Sot në mesditë, Kryeministri Berisha ka takuar në zyrën e tij pranë Këshillit të Ministrave një grup përfaqësues të kompanisë IEC- Europetrol, të kryesuar nga presidenti i kësaj kompanie, W.F. Hertel. Në këtë takim Kryeministri është njohur me interesin e kësaj kompanie për të prezantuar edhe në Shqipëri një metodë të re të shfrytëzimit më të mirë të burimeve të naftës. Kryeministri ka shprehur interes për këtë teknologji të re të nxjerrjes së naftës përmes shplarjes së puseve me lëngje katalitik, që përvec naftës siguron dhe prodhim të energjisë elektrike. Në fund të takimit, përfaqësuesve të kësaj kompanie u është siguruar mbështetje përmes strukturave përkatëse, kompanisë shqiptare të naftës, për të eksperimentuar dhe implementuar këtë metodë të re edhe në Shqipëri.