E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret z. Jean De Ruyt, ambasador i Belgjikës në Shqipëri, rezident në Romë

Kryeministri Sali Berisha priti sot pasdite në takim ambasadorin e Belgjikës në Shqipëri, zotin Jean De Ruyt, rezident në Romë, me rastin e përfundimit të detyrës.

Kryeministri Berisha e falënderoi zotin De Ruyt për kontributin që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i uroi suksese në detyrën e re.
Nga ana e tij, zoti De Ruyt shprehu vlerësimin për hapat mbresëlënëse që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit.
Bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›