Drejtori Ekzekutiv i Opportunity Albania i prezanton Kryeministrit Berisha projektin e kthimit të kompanisë në bankë
Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij z. Robert Hart, Drejtor Ekzekutiv i Opportunity Albania, i cili i ka prezantuar arritjet e deritanishme të kësaj kompanie (që financohet nga USAID) në Shqipëri, si dhe projektet për të ardhmen. Këto projekte konsistojnë në kthimin e kësaj organizate në një bankë që do të ketë të njëjtin objektiv: në ndihmë të biznesit të vogël e të mesëm shqiptar. Kryeministri Berisha i ka shprehur z. Hart mbështetjen për këtë hap të rëndësishëm që po ndërrmerr kjo kompani, duke siguruar ndihmë për lehtësimin e procedurave që nevojiten për krijimine kësaj banke.