Kryeministri takon presidentin e TERNA për fuqizimin e sistemit energjitik në Shqipëri
Kryeministri Berisha priti sot presidentin e TERNA S.p.a, z. Flavio Cattaneo, për ta prezantuar me planet e qeverisë shqiptare për zgjerimin e kapacitetit gjenerues të energjisë elektrike në vend, për progresin në procesin e privatizimit të sistemit të shpërndarjes, e në veçanti për projektet e fuqizimit të sistemit të trasmetimit, përmes lidhjeve me Malin e Zi e më pas edhe me Kosovën e Italinë.
Pasi u njoh me të gjithë këto projekte, Z.Cattaneo i shprehu Kryeministrit Berisha interesin e TERNA S.p.a për të qenë pjesë e këtyre programeve dhe se për këtë qëllim kanë rënë dakort me Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. Kështu, do të bëhet e mundur krijimi i grupeve të përbashkëta të ekspertëve për të eksploruar mënyrën dhe shkallën e angazhimit dypalësh.