E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadorin gjerman Hans-Peter Annen

Sot paradite, Kryeministri Sali Berisha priti në një takim, ambasadorin e Gjermanise, z Hans-Peter Annen.

Në kuadrin e marrjes së presidencës së rradhës së BE nga Finlanda, ambasada gjermane do të përfaqësojë presidencën finlandeze të BE në Tiranë, gjatë 6 mujorit në vazhdim.

Gjatë takimit, Zoti Annen e informoi kryeministrin Berisha për prioritetet qe presidenca finlandeze ka parashikuar 6 mujorin e dytë të vitit 2006, ku ato më kryesoret vazhdojnë të mbeten ceshtjet që kanë të bëjnë me zgjerimin europian.

Në këtë kuadër axhenda e Selanikut, e cila parashikon si qëllimin e saj final integrimin e vendeve te Evropes Juglindore, vazhdon te mbetet dokumenti kryesor i bashkëpunimit midis BE dhe Europës Juglindore. Për sa i përket Shqipërisë, prioritetet e presidences finlandeze përfshijnë angazhimin per ratifikimin e MSA dhe për implementimin e saj nga vendet anëtare.
Një vend të vecantë në axhenden e presidencës ssë rradhës do të zërë edhe procesi për statusin e Kosovës si dhe përgatitjet për të ardhmen e marrëdhenieve midis Kosovës dhe BE-së.

Ambasadori gjerman u shpreh se Presidenca finlandeze në bashkëpunim me Komisionin Europian dhe institucione te tjera të BE, do të punojnë për lehtësimin e sistemit të vizave për vendet e rajonit si dhe për promovimin e nje zone të tregëtisë së lirë në rajon, bazuar në një marrëveshje të vetme, duke thelluar më tepër bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri Berisha pasi e falenderoi ambasadorin Annen per perkrahjen e vazhdueshme që BE i ka dhene Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit, theksoi se qeveria shqiptare, mbetet plotesisht e vendosur të implementojë me rigorozitet MSA. Po ashtu qeveria do te thelloje reformat ne te gjitha fushat për të arritur standartet e kërkuara europiane për një integrim sa më të shpejtë të vendit në BE.

Kryeministri Berisha theksoi në takim, se përparësi kryesore e qeverisë mbetet reforma zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend, si dhe reforma në fushën e gjyqësorit. Në këtë kuadër qeveria do të vazhdojë me vendosmëri luften kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasadori Annen, duke vlerësuar arritjet e qeverisë shqiptare gjatë këtyre muajve të qeverisjes, theksoi se prioritet e qeverisë shqiptare përputhen plotësisht me prioritetet e BE, të shprehura edhe në programin e presidencës finlandeze të rradhës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›