Kryeminstri Berisha takon Kryetarin e Partisë Demokristiane
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka.
Kryeministri Berisha dhe Zoti Ndoka diskutuan rreth zhvillimeve politike ne vend, si dhe mbi reformat dhe politikat e programit qeverisës. Ata shprehën mirekuptimin dhe vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik midis forcave të koalicionit qeverisës dhe rritjen e mbështetjes politike për realizmin e reformave të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria.