E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, të premten në Pekin

Autori i Lajmit: red.
Me ftesë të Kryeministrit kinez, Uen Jiabao, Kryeministri i Shqipërisë do të vizitojë Kinën. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze në një konferencë të zakonshme shtypi dhe u publikua në median kineze. Vizita e Kryeministrit do të zhvillohet më 17–21 prill dhe do të pasohet nga vizita e Kryeministrit finlandez, Matti Vanhanen. Vizita e fundit që Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka bërë në shtetin komunist ishte në gusht të vitit të kaluar. Gjatë vizitës së tij, Berisha kërkoi rritjen e investimeve kineze në vendin tonë dhe sugjeroi një marrëveshje partneriteti strategjik dypalësh, e cila do të nxiste bashkëpunimin ekonomik. Gjithashtu, zyra e shtypit në Kryeministri ka publikuar menjëherë në sajtin e vet njoftimin për vizitën e Berishës në Kinë, duke thënë se “Me ftesë të Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, Uen Jiaboa, Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë, nga datat 17-21 prill 2009. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë gjithashtu në Konferencën vjetore të Forumit të BOAO-s për Azinë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›