E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen lidhjet e ortakëve në kompaninë Balliu-Delijorgji

Nga Tema

Zbulohen lidhjet familjare të Delijorgjit me Flora Xhillarin, administratoren e kompanisë TDC që ndërtoi fabrikën e vdekjes në Gërdec. Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta “TemA”, vjehrra e Delijorgjit është nga familja Xhillari. Ajo është e motra e vjehrrit të Flora Xhillarit, çka e bën më të qartë skemën, pse Xhillari ishte e pranishme në të dy kompanitë e Delijorgjit dhe pse ajo realisht është formalisht në atë biznes, pasi pronari i saj i vërtetë është Delijorgji.

Siç dihet nga historiku i TDC, fillimisht dy vëllezërit Mataj kishin 40 për qind të aksioneve, të cilat ia dhuruan më pas Flora Xhillarit. Njëri prej vëllezërve Mataj më vonë punoi te “Benz” dhe tashmë punon si menaxher te prodhimi i kartave të identitetit, ku përfaqëson Fondin Shqiptaro-Amerikan. Është ende e paqartë, pse këta janë përdorur si mburojë prej Delijorgjit, por fakti që janë tërhequr dhe aksionet ia kanë falur Xhillarit, tregon se janë thjesht njerëz që i kanë shërbyer Delijorgjit.

Këto lidhje zbardhin të vërtetën që pronarët realë të firmës janë Delijorgji dhe Balliu me 20 për qind, kurse personat e tjerë janë fiktivë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›