Sondazhi i IPR Marketing - PS fiton zgjedhjet me 48%
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kompania “IPR Marketing” në bashkëpunim me Oraneës dhe moderatorin Alfred Peza ka bërë publik dje sondazhin e saj ku ka nxjerrë fitues Partinë Socialiste si të vetme, por edhe me aleatët e saj, PSD, PDS dhe G99, me rreth 43-48%. Sondazhi italian ka radhitur dje në vend të parë PS-në me aleatët e vet, ndërsa një tjetër forcë politike, e cila është rritur ndjeshëm në këtë sondazh ka qenë LSI+PSV, të cilat bashkë marrin rreth 6-10%, sipas drejtuesve të IPR-së. Në vend të dytë në zgjedhjet e 28 Qershorit radhitet Partia Demokratike me aleatët e vet, e cila sipas sondazhit do të marrë rreth 39.5 - 43.5 % dhe nuk do të mundë kështu të bëjë dot mazhorancën qeverisëse. Për sa u përket partive të vogla, të cilat janë në koalicion majtas apo djathtas, tendenca e votuesve për këto parti, sipas sondazhit, do të jetë nga 0-2%, ndërsa për sa u përket forcave të tjera dhe kryesisht “Polit të Lirisë”, ato të gjitha bashkë futen në tendencën e 0-2%. Sondazhi i IPR-së është zhvilluar tërësisht nëpërmjet telefonatave që punonjësit e kësaj kompanie, tërësisht shqiptarë, kanë realizuar nga selia e kësaj kompanie në Napoli të Italisë, dhe ku është bërë edhe përpunimi i të dhënave që më pas janë prezantuar nga drejtori Ekzekutiv i IPR-së, Antonio Noto. Sipas drejtuesit të kompanisë italiane, intervistat janë zhvilluar nga data 3 deri më 8 prill. Problemi i parë, i vënë në pah nga intervistuesit dhe qytetarët shqiptarë ka qenë papunësia, varfëria dhe pagat e ulëta me 75%, së dyti, votuesit janë të shqetësuar për dukurinë e korrupsionit në masën 54%, ndërsa një tjetër problem i vënë në pah nga të intervistuarit ka qenë edhe niveli i shërbimeve në shëndetësi dhe gjendja negative në këtë sektor me një përqindje prej 43%. Për sa i përket besimit të shqiptarëve ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe ndaj kreut të PS-së dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ata janë shprehur për Kryeministrin se besojnë rreth 52% e tyre, ndërsa 36% e tyre janë pozicionuar se besojnë liderin socialist. Sipas sondazhit, pjesa më e madhe e shqiptarëve rreth 83% e tyre mendojnë se zgjedhjet e 28 Qershorit do të jenë shumë të rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij. Për sa i përket votës, rreth 88% e zgjedhësve mendojnë se vota e tyre do të influencojë në zgjedhjet e ardhshme.
Besimi i shqiptarëve
Berisha 52%
Rama 36%
Njohja mediatike e liderve
Berisha 98%
Rama 98%
Shqetësimet e shqiptarëve
1.Papunësia, rrogat e ulëta, varfëria 75%
2.Dukuritë e korrupsionit 54%
3. Shërbimet në shëndetësi 43%
Sondazhi
a. Janë përfshirë rreth 1544 persona nga Shqipëria, të cilët janë marrë në intervistë nëpërmjet telefonit nga punonjësit e IPR-së.
b. Për sa i përket përfshirjes dhe shtrirjes së sondazhit në gjithë vendin drejtori Noto pohoi se kampionët janë marrë në 12 qarqe.
c. Për sa i përket përqindjes në votime IPR-ja është shprehur se 70% e të intervistuarve janë shprehur se do të votojnë.
d. Intervistat janë zhvilluar nga data 3 deri më 8 prill
Përqindjet sipas partive
Partia Socialiste 41-45%, në koalicion 43-48%
Partia Demokratike 36-41% në koalicion 39.5-43.5 %
LSI + PSV91 6-10%
PSD 0-2%
G99 1-3%
PBDNJ 0-2%
PR 0-2%
PDS 0-2%
PAA 0-2%
PAD 0-2%
Të tjera 0-2%
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009