Ish- të përndjekurit, 300 emra marrin dëmshpërblimin
Autori i Lajmit: red.
“Janë kategoria e të pushkatuarve pa gjyq dhe trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë më, të cilët po aplikojnë për të kërkuar dëmshpërblimin që u takon në emër të të afërmve të tyre”
Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, deri më tani është shpërndarë vetëm për 300 persona nga 1400 emra që përmban lista e parë e miratuar. Sipas Institutit të Ish- të Përndjekurve Politikë, aktualisht çështja e të persekutuarve po vijon me aplikimet e reja. “Janë kategoria e të pushkatuarve pa gjyq dhe trashëgimtarët e ish- të përndjekurve që nuk jetojnë më (ku përfshihen motrat, vëllezërit dhe fëmijët sipas ndryshimeve në ligj të miratuara së fundmi në Parlament) të cilët po aplikojnë për të kërkuar dëmshpërblimin që u takon në emër të të afërmve të tyre. Kjo fazë e re e aplikimit do të vazhdojë deri në muajin korrik të këtij viti. Natyrisht, ashtu si edhe është deklaruar herë të tjera, procesi do të zgjasë për 8 vjet dhe kjo do të kërkojë procedurat e veta”, - u shpreh për Ballkan Simon Miraka, drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Ndërkohë, po sipas të njëjtave burime, thuhet se ka vonesa në shqyrtimin e dosjeve në dikasteret përkatëse.
Skema e lekëve
Në bazë të ligjit të ri të miratuar në Kuvend dhe amendimeve të bëra nga Ministria e Financave, bëhet e mundur që, fillimisht, të bëhet një ndarje e fondit për ish-të përndjekurit, sipas parashikimeve që bën ligji aktual dhe më pas, në rast se pas kësaj shpërndarjeje do të teprojnë para, atëherë për të mos i djegur ato, do të bëhet e mundur që kjo tepricë të rindahet në mënyrë të barabartë, po për ata individë që klasifikohen si fitues edhe gjatë fazës së parë. Pra ky amendament do të krijojë hapësirën e duhur që ish- të përndjekurit e klasifikuar si përfitues, gjatë një faze të marrin edhe më shumë se 1 milionë lekë, masa limit kjo që përcakton ligji aktual. Burime nga kjo ministri sqarojnë se ky ndryshim ka më shumë vlerë për 1400 përfituesit e përzgjedhur për këtë vit, të cilët, pasi të marrin dëmshpërblimin sipas përcaktimeve aktuale ligjore, do të kenë mundësi të marrin dhe një shumë tjetër shtesë, gjithmonë në përputhje me masën e dënimit që kanë kryer.
Miratimi i ligjit
Kuvendi dy javë më parë miratoi disa ndryshime në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist". Nisma e demokratëve për të shtuar kategoritë e përfituesve nga dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë është miratuar në parim dhe nen për nen në seancën e 30 marsit, vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim. Projektligji me 14 nene, parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991, por dhe të pushkatuarve para vitit 1944. Dy kategoritë që u lanë jashtë dëmshpërblimit para miratimit të ndryshimeve në ligjin e mësipërm ishin: 3500 të pushkatuarit, të cilët nuk disponojnë vendime gjyqësore të para viteve 90, si dhe 2000 të internuar në vitet 44- 45, të cilët po ashtu nuk i kanë të arkivuara në Ministrinë e Brendshme vendimet gjyqësore për dënimet e tyre, si dhe të afërmit e të persekutuarve që tashmë kanë ndërruar jetë.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009