E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron Berluskonin për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë një bisedë telefonike mjaft të ngrohtë e miqësore me Kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, të cilin e uroi përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore të zhvilluara në Itali. Berisha i shprehu homologut të tij bindjen se kjo fitore dëshmon besimin e madh të qytetarëve italianë tek Silvio Berluskoni dhe tek koalicioni qeveritar. Kryeministri Berluskoni e falënderoi me shumë përzemërsi Kryeministrin Berisha për urimin e tij. Kreu i ekzekutivit shqiptar dhe ai italian ranë dakord gjatë kësaj telefonate që do të shihen së shpejti në një takim të përbashkët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›