E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadorin e Finlandës Alpo Rusi

Kryeministri Berisha pati sot një takim me Ambasadorin e Finlandës z. Alpo Rusi, të cilin e njohu me progresin e reformave të ndërmarra nga Qeveria në zbatim të programit të saj.

Z. Rusi pergezoi hapat e ndërmarrë nga Qeveria në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe tha se aktet e sulmeve kundër Danimarkës dhe vendeve nordike janë të dënueshme.

Z. Berisha i përshkroi këto sulme si manipulime politike. "Qeveria Shqiptare mbështet Qeverine Daneze dhe dënon me ashpërsi vandalizmin e turmave politikisht të motivuara. Liria e besimit dhe liria e ndërgjegjes janë shtylla kryesore të lirisë që nuk përjashtojnë njera-tjerën," tha ai.

Z. Rusi, gjithashtu shprehu besimin se bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës pritet të përfundojnë nga fund i këtij viti, dhe se në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal merr një rëndësi të madhe. Z. Berisha mbështeti përpjekjet e z. Marti Ahtisaari për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.

Në mbyllje, z. Rusi shprehu dëshirën e Qeverisë së Finlandës për të sjellë eksperiencën e përparuar finlandeze për arsimin në Shqipëri, gjë që të do të tërhiqte sa më shumë të rinj në rrugën e arsimimit dhe do të hapte mundësi të reja për zhvillimin social-ekonomik të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›