Kryeministri Berisha uron besimtarët e krishterë në ditën e Pashkëve
- Besimtarët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo janë, kremtojnë sot Pashkët më të lirë, më të begatë, më të denjë se kurrë më parë. Shqipëria kremton këto pashkë si një vend anëtar i NATO-s, si një vend që ecën i sigurt drejt shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane së kombit shqiptar.
Kryeministri Berisha i uron sot ditën e bekuar të Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë, të gjithë shqiptarëve, të gjithë besimtarëve të Zotit, si ditën e rilindjes së Krishtit, si një ditë e rilindjes së besimit, të shpresës tek Zoti, tek vetja dhe tek e ardhmja. Dita e Pashkëve, është dita e shpërblimit të sakrificës, në emër të një interesi dhe ideali më të lartë, është dita e shpresës së pashuar të njerëzimit, për një të ardhme më të ndritur. Besimtarët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo janë, kremtojnë sot Pashkët më të lirë, më të begatë, më të denjë se kurrë më parë. Shqipëria kremton këto pashkë si një vend anëtar i NATO-s, si një vend që ecën i sigurt drejt shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane së kombit shqiptar.
Edhe një herë Gëzuar Pashkët dhe le të urojmë shpresë dhe besim të madh tek e ardhmja që meritojmë, të urojmë që vitin e ardhshëm këto Pashkë të festohen edhe më mirë!
Gëzuar!
03/04/2010