E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha uron besimtarët myslimanë në ditën Fiter Bajramit

Kryeministri Berisha bëri një vizitë, sot në mesditë, në selinë e Komunitetit mysliman në Tiranë, nga ku uroi përzemërsisht të gjithë besimtarët myslimanë në ditën e Fiter Bajramit. 

Kryeministri vlerësoi se kjo është një ditë e shenjtëruar, në të cilën njeriu nderon sakrificën e tij për Zotin, për të mirën, për veten, për familjen, për shoqërinë, për vendin. “Uroj  që sakrifica e gjithsecilit  të shndërrohet në mirësi për çdo njeri, në mirësi për shoqërinë dhe vendin në tërësi. Uroj që të punojmë së bashku që Bajramin tjetër, sakrificën tonë të ardhshme, ta nderojmë dhe festojmë më mirë”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Berisha uroi në këtë ditë edhe qytetarët e Kosovës. “Uroj qytetarët e Kosovës që sakrifica e tyre dhe e të gjithë shqiptarëve të shndërrohet në realizimin e plotë të ëndrrës për pavarësi”, tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›