Interesi i kompanive koreano-jugore për të investuar në Shqipëri, gjithnjë në rritje

Kryeministri Berisha, priti sot Ambasadorin e ri të Republikës së Koresë, Zotin Young-han Bae.
Në takim, Ambasadori Bae, i trasmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Koresë, Ro Mu Hyon dhe shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori theksoi interesimin gjithnjë në rritje të kompanive koreane, si ajo e Sam Sung-ut, dhe kompani të tjera korano-jugore, për të investuar në Shqipëri, në veçanti në fushën e energjitikës.
Kryeministri Berisha, vlerësoi arritjet e deritanishme në marrëdhëniet në mes dy vendev dhe theksoi se ka shumë mundësi e potenciale për t’u shfrytëzuar. Kryeministri shprehu dëshirën që investitorët Korean të jenë gjithnjë e më të pranishëm në tregun shqiptar, në projekte të fushave të ndryshme.