Kryeministri Berisha zhvilloi, sot, një vizitë në qytetin e Beratit. Fillimisht, Kryeministri mori pjesë në inagurimin e përfundimit të punimeve për segmentin rrugor Ura e Kuçit - Berat. Proj
Kryeministri Berisha zhvilloi, sot, një vizitë në qytetin e Beratit. Fillimisht, Kryeministri mori pjesë në inagurimin e përfundimit të punimeve për segmentin rrugor Ura e Kuçit - Berat. Projekti është financim i buxhetit të shtetit, me vlerë 54.8 milione leke. Punimet në këtë rrugë kanë përfshirë riveshjen, sistemimin dhe asfaltimin e 6 kilometrave rrugë.
Gjithashtu, në Qarkun e Beratit, me fondet e buxhetit të shtetit, po kryhen punime edhe për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Berat-Bogovë, me vlerë 84.5 milionë lekë.
Më pas, Kryeministri Berisha u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të Urës Vajgurore. Kryeministri përshëndeti përzemërsisht të gjithë qytetarët e Urës Vajgurore, duke siguruar se shprehur: "qeveria do të mbështesë me përkushtim të plotë kryetarin e ardhshëm të Urës Vajgurore, zotin Thoma Rumnici në të gjitha projektet që zoti Rumniçi do të hartojë për të lehtësuar, ndryshuar dhe përmirësuar jetën dhe shërbimet për qytetarët e Urës Vajgurore."
Kryeministri theksoi se Ura Vajgurore meriton një kryetar si zoti Rumniçi, "i cili e njeh shumë mirë këtë qytet dhe këtë zonë dhe ka projekte shumë serioze për infrastrukturën, për shkollimin, punësimin e qytyetarëve të kësaj bashkie", duke shtuar se "zoti Rumniçi ka meritën tjetër të madhe se është kandidat i 9 partive politike të koalicionit të madh dhe kandidon me siglën e të gjitha forcave politike të këtij koalicioni, të cilët qëndrojnë pas kandatit të Urës Vajgurore. Zoti Rumnici është kandidat i fitores".
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Lufter Xhuveli, etj.